Emri i Zinedine Zidane është lakuar prej kohësh për të marrë postin e trajnerit të Kombëtares së Francës.
Zidane edhe hapur e ka shprehur dëshirën që në të ardhmen të jetë drejtues i “Gjelave”, por ka deklaruar se nuk dëshiron që Deschamps të largohet shkaku i tij, ndërsa vendin e trajnerit do e marrë kur posti të jetë i zbrazur, shkruan GazetaBlic Sport.
Deschamps në një intervistë për “L’Equipe” është shprehur se ka dëshirë ta hapë rrugën për Zidane.
“Një Botëror është momenti më i bukur në jetën futbollistike. Nuk ka asgjë mbi Kupën e Botës, e përsëris me vete se nuk do të jetë i fundit.
E di mirë që do të më duhet të fitoj për të qëndruar gjatë në stolin e Francës, por nuk dua të bind askënd, unë jam këtu për të fituar.
Nuk do të jetë i fundit sepse do të shkoj në një kombëtare tjetër? Shpresoj që pas 4 vitesh të jem ende me kombëtaren franceze në kampionatin e ardhshëm botëror”, tha Deschamps.


