Sporti

Ten Hag “shuan” shpresat e PSG për Marcus Rashford: Është i rëndësishëm për ne, nuk dua ta humbas atë

08/12/2022 16:02
nga:E K

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, flet për Marcus Rasfhord në një konferencë për shtyp.

Sulmuesi anglez, ka rënë në radarët e PSG-së dhe tekniku holandez nuk dëshiron ta humbasë atë.

“Ai është një lojtar me të vërtetë i rëndësishëm, ju mund ta shihni atë që nga dita e parë që unë kam ardhur aty. Jam shumë i kënaqur me të dhe nuk dua ta humbas. Ai është sigurisht pjesë e planeve të Manchesterit”, u shpreh teknku Ten Hag.