Lajme

Përmbyset kamioni me grurë në rrugën Tiranë-Durrës

08/12/2022 15:13
nga:Genita C

Një kamion me ngarkesë gruri është aksidentuar mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë është derdhur në rrugë një pjesë e madhe e grurit që mbante brenda.

Aksidenti ka krijuar trafik në autostradë, që ka bllokuar qarkullimin e automjeteve të tjera.

Gruri është shpërndarë në të dyja anët e rrugës.

Lajmi vjen disa ditë pasi një anije me ngarkesë me grurë nga Ukraina mbërriti në portin e Durrësit.