Sekretari i KOK’ut, Shasivar Haxhijaj ka pasur kritika për ministrin e Sportit, Hajrulla Çeku.
Haxhijaj ka reaguar pas deklaratave të Çekut në emisionin “Frontal” ku ka thënë se ka anuluar 200 projekte kapitale në sport duke i cilësuar si jo të planifikuara mirë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai e quan Çekun si ministër të dështuar duke thënë se shpreson që të paktën ai t’i ketë 2 projekte të planifikuara mirë për dy vite sa është në mandat.
Haxhijaj vazhdon duke thënë se buxheti i ministrisë duhet të shpenzohet plotësisht dhe jo vetëm 9% që është shpenzuar deri më tani.
Ja postimi i tij:


