Ismet Kryeziu nga KDI thotë se po përpiqen ti vënë përballë njëra-tjetrës, martesat e të njëjtit seks dhe mbulimin e fëmijëve me shami, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kryeziu thotë se kanë po të njëjtë logjikë pozicioni në favor i martesave të gjinive të njëjta dhe qëndrimi kundër mbulesës për fëmijët.
“Në rastin e parë, qëndrimi pro, është në favor të së drejtës së të rriturve për të vendosur për zgjedhjen ose orientimin e tyre seksual. Në rastin e dytë, qëndrimi kundër shamisë, është në favor të drejtave të fëmijve – që pa qenë të zonjat e vetës, vajzat të mos mbulohen me shami si imponim apo ndikim i rrethit dhe familjës”, shkruan Kryeziu.
Postimi i plotë:
Po përpiqen ti vënë përballë njëra-tjetrës, martesat e të njëjtit seks dhe mbulimin e fëmijëve me shami. Pozicioni në favor të martesave të të njëjtit seks dhe qëndrimi kundër mbulesës për fëmijët e ka të njëjtën logjikë, respekt dhe angazhim për të drejtat e njeriut. Respektimin e shtetit laik, i cili ka në qendër të drejtat e qytetarëve dhe rregullimin e jetës bazuar në këto parime.
Në rastin e parë, qëndrimi pro, është në favor të së drejtës së të rriturve për të vendosur për zgjedhjen ose orientimin e tyre seksual. Në rastin e dytë, qëndrimi kundër shamisë, është në favor të drejtave të fëmijve – që pa qenë të zonjat e vetës, vajzat të mos mbulohen me shami si imponim apo ndikim i rrethit dhe familjës.
Përndryshe, nuk po lexoj askënd kundër shamisë si të drejtë zgjedhjeje, nëse zgjedh të mbulohesh si e rritur pas moshës 18 vjeçare.
Të drejtat janë shumë të thjeshta. Vetëm respektoni ato.


