Juventusi ka nënshkruar zyrtarisht me Filip Kostic nga Eintracht Frankfurt në një marrëveshje që raportohet të jetë me vlerë 17 milionë euro, përfshirë bonuset pasi ai përfundoi testet mjekësore.
Reprezentuesi serb fluturoi herët në mëngjes për në Torino dhe bëri të gjitha testet e tij përpara se të nënshkruante kontratën, përcjell GazetaBlic Sport.
Edhe West Ham United kishte tentuar të blejë 29-vjeçarin, por ai gjithmonë kishte si preferencë bardhezinjtë.
Kostic ndihmoi gjermanët të fitonin Europa League sezonin e kaluar, duke kontribuar me shtatë gola dhe 15 asistime në 43 ndeshje konkurruese.
/GazetaBlic Sport/


