Ish-kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli po insiston se Kosova duhet të dialogojë me Serbinë në Bruksel, por që assesi Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin nuk duhet të kthehet në dialog teknik, raporton Gazeta Blic.
Thirrjet se një marrëveshje me njohje reciproke ndaj Qeverisë së Kosovës po bëhen vazhdimisht nga opozita, njohës së kësaj çështjeje si dhe nga ish- kryediplomatë të Kosovës.
Në një deklaratë për Gazeta Blic, ish minsitri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka treguar se si duhet të veproj kryeministri i Kosovës në takimin e 18 gushtit me presdientin serb, Aleksandër Vuciqi.
Sipas Pacollit, në asnjë rethanë Kosova nuk duhet të rrëshqas në tema e marrëveshje që janë kryekëput teknike.
“Ajo që unë në këto rrethana në vazhdimësi e them është se ne duhet tanë të ndalim dialogun teknik dhe të levizim në dialogun politik rreth temës kyqe, atë të njohjes. Serbia nuk dëshiron ta nënshkruaj marreveshje për njohje”, vlerëson Pacolli.
Pacolli ka thënë se kur është në pyetje njohja finale ( recipropke), ka përmendur Rambujën e Vjenen e disa procese në të cilat më herët ka kaluar Kosova.
Nuk ka lënë këtu pa përmendur shtetet mike të Kosovës, të cilat sipas tij çdo herë kanë marrë vendime të duhura në raport me shtetin e Kosovës.
“Por ne duhet të insistojmë vetëm në atë pikë, sikurse ia kemi dal në partneritet me aleatët tanë në Rambuje dhe në Vjenë – të vendosim Serbinë para vendimit të thotë PO ose JO. Kjo mendoj duhet të jetë qasja e Kosovës, e kryeministrit në takimin e 18 gushtit”, ka thënë kryetari i Aleancës Kosovare e re.
Ai ka shprehur brengën e tij se përderisa dialogohet për targa, dokumente për hyrje dalja, Kosova është larg qëllimit të saj.
“Përderisa flitet për targa e tema tjera, jemi larg ketij momenti. Targat e çdo temë tjetër janë të lidhura me njohjen. Këto tema janë problematike shkaku i mungesës së njohjes së ndërsjellë” ka vlerësaur Pacolli.
Këtu ai ka pasur edhe disa fjalë për ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e që sipas Pacollit, ajo nuk po meret me punët që i takojnë por me krejt diçka tjetër.
“Serbia gjithmonë tenton të gjejë preteks për të ik nga përmbyllja e dialogut. Në vitet e fundit, dhe fatkeqësisht ky trend po vazhdon edhe sot. Kosova për shkak se politikën e jashtme dhe interesat nacionale i ka kthyer në politikë të brendshme dhe beteja të brendshme, nuk ka pasur sjellje strategjike në dialog”, thotë ai.
Kosova e Serbia takohen në Bruksel me 18 gusht në nivelin më të lartë të përfaqësimit, Albin Kurti në njërën anë, e Aleksandër Vuçiq në anën tjetër.
Gazeta Blic më herët ka raportuar se si Bashkimi Evropian po përgatit një deklaratë të përbashkët nga Kurti e Vuçiq pas takimit të 18 gushtit.
Aktualisht Kosova ka pezulluar disa vendime të saj e që kanë të bëjnë me shëndrrimin e targave nga “ KM” në RKS dhe lëshimin e dokumenteve të përkohshëm për qytetarët serb që hyjnë në Kosovë përmes cilësdo pikë kufitare.
Ky pezull i vendimit kishte ardhur pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Serbia në çdo takim insistion në krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe , e për të cilin Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka një aktgjykim përmes së cilit ka identifikuar dhjetëra nene që janë në kundërshtim të ashpër me Kushtetutën e Kosovës. /GazetaBlic/
Deklaratë e përbashkët Kosovë-Serbi me 18 gusht? Zëdhënësi i BE-së flet për Gazeta Blic


