Sporti

Chelsea kërkon ‘goditjen’ e dyfishtë, dëshiron transferimin e Frenkie de Jong dhe Aubameyang

08/11/2022 09:32
nga:Mergim Rreci

Chelsea vazhdon të jetë në bisedime me Barcelonën jo vetëm për shërbimet e Frenkie de Jong, por edhe për golashënuesin Pierrer-Emerick Aubameyang.

Sipas Daily Mail, trajneri Thomas Tuchel u ka kërkuar zyrtarëve të bluve që të sigurojnë nënshkrimin e sulmuesit, me të cilin ka punuar në Dortmund, për të zgjidhur problemet aktuale në sulm, përcjell GazetaBlic Sport.

Chelsea ka qenë në bisedime për 48 orët e fundit për të siguruar nënsghkrimin e lojtarit. Klubi anglez dëshiron të përfitojë nga problemet financiare të gjigantit katalanas për të siguruar sulmuesin.

Problemi mund të jetë bindja e lojtarit për t’u rikthyer në Premier League pas kohës së tij në Arsenal, pasi Aubameyang më parë tha se është shumë i lumtur te Barça.

/GazetaBlic Sport/