Real Madrid e ka fituar trofeun e Superkupës së Evropës.
Madrilienët kanë triumfuar me rezultat 2 me 0 ndaj Eintracht Frankfurt, shkruan GazetaBlic Sport.
David Alaba në pjesën e parë dhe Karim Benzema në pjesën e dytë i realizuan golata për kampionët absolut të Evropës.
‘Mbretërit’ tani kanë 5 trofe të Superkupës së Evropës, duke e dëshmuar edhe njëherë forcën e madhe që kanë në futbollin evropian.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha se nuk ishte një ndeshje e lehtë, por më pas e kontrolluan atë.
Superkupa: “Mendoj se nuk ishte një ndeshje e lehtë, veçanërisht në fillim. E patëm të vështirë të ngrinim ritmin e lojës, por më pas e kontrolluam mirë. Nuk ishim në maksimumin tonë, por ne kemi ditur të menaxhojmë gjithçka mirë për të fituar”.
Sezoni i ri: “Ne e filluam me këmbën e mbarë sezonin e ri. Është shumë e rëndësishme të kesh një atmosferë të mirë, mund të çojë në rezultate më të mira dhe një lojë më të mirë. Fitorja na ndihmon për të qenë edhe më të motivuar kur të nisim kampionatin në fundjavë”.
Benzema:“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm, një lider ekipi. Nëse jemi këtu është falë Benzemasë. Ai e përfundoi mirë sezonin dhe tani duhet të shkojë të fitojë ‘Topin e Artë’. Askush nuk ka dyshime, por në futboll çdo gjë mund të ndodhë”.
/GazetaBlic Sport/


