Sporti

Ballkani kërkon nesër suksesin historik ndaj Klaksvik, synon përballjen me Shkupin në Play off

08/10/2022 13:38
nga:Mergim Rreci

Ballkani e zhvillon nesër ndeshjen kthyese ndaj Klaksvik.

Skuadra kosovare ka udhëtuar në Ishujt Faroe, atje ku kërkon suksesin historik, shkruan GazetaBlic Sport.

Nedshja e parë përfundoi me fitoren e të drejtuarve të Ilir Dajës, 3 me 2, por që tashmë do të ketë një punë të madhe për ta ruajtur rezultatin.

Një kualifikim tutje skuadrën kosovare do ta dërgonte në Play Off të Conference League, atje ku do të përballet me skuadrën e Shkupit.

Ky takim fillon në ora 20:00.