Pas një sërë shpërthimesh të mëdha që tronditën bazën ajrore ruse Saki në Krime, e cila është më shumë se 200 kilometra larg vijës së frontit, një numër i madh i turistëve rusë vendosën të largohen nga ky gadishull, i cili është nën pushtimin rus që nga viti 2014.
Sipas autoriteteve pushtuese ruse, të paktën një person ka mbetur i vrarë nga shpërthimet dhe disa të tjerë janë plagosur. Ende nuk dihet se a kanë ndodhur shpërthimet se pasojë e ndonjë aksidenti në bazë, apo kanë ndodhur si pasojë e një sulmi nga ana e forcave ukrainase.
Rusët pretendojnë se baza ajrore nuk është sulmuar, e as Kievi zyrtar deri me tani nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet. Nga ana tjetër, një zyrtar ukrainas i paidentifikuar në mënyrë jozyrtare zbuloi për Neë York Times se Ukraina kishte sulmuar me të vërtetë bazën ajrore me “armë tërësisht të prodhimit ukrainas”.
Meqenëse, sipas informacioneve të disponueshme aktualisht, Ukraina nuk posedon raketa me një rreze të mjaftueshme për të arritur kaq thellë në territorin nën kontrollin rus, ka pasur spekulime se çfarë lloj arme mund të jetë ajo.
Disa pretendojnë se mund të jenë raketat balistike me rreze të shkurtër që Ukraina ka zhvilluar prej vitesh (një homolog i Iskanderit rus), të tjerë përmendin raketat kundër anijeve Neptun (që fundosën kryqëzorin Moskva) dhe gjithashtu spekulohet se amerikanët dërguan fshehurazi raketa 140 ATACMS që mund të lëshohen nga sistemi HIMARS dhe rrezet e veprimit të të të cilave janë 300 kilometra (zyrtarisht ukrainasve iu dorëzuan vetëm raketa me rreze maksimale të veprimit prej 80 kilometra).
Cilido qoftë shkaku i shpërthimeve në bazën ajrore Saki, duket se ato kanë trembur turistët rusë që po pushonin në Krime. Vetëm pak orë pas sulmit, në rrjetet sociale filluan të qarkullojnë foto nga Krimea, ku shihen kolona të gjata të makinave.
Në veçanti, përdoruesit në rrjetet sociale raportojnë se para urës së Krimesë janë krijuar radhë kilometërshe – është një urë pothuajse 17 kilometra e gjatë mbi ngushticën e Kerçit, e cila katër vjet më parë lidhi Krimenë me Rusinë.
Duke qenë se Krimea reklamohet gjerësisht në Rusi si një destinacion turistik, është e qartë se shpërthimet në bazën ajrore, veçanërisht nëse janë rezultat i operacionit luftarak të Ukrainës, nuk përshtaten plotësisht me atë imazh.
No more beach 2022 bikini pics. #Russians are hastily leaving #Crimea via the Crimean bridge. “There’s a huge traffic jam here,” says the author of the video. #UkraineRussianWar pic.twitter.com/Xs5RpMc0g3
— KyivPost (@KyivPost) August 9, 2022
The Ministry of Defense of Ukraine would like to remind everyone that the presence of occupying troops on the territory of Ukrainian Crimea is not compatible with the high tourist season. pic.twitter.com/PFl6jBzKh4
— Defense of Ukraine (@DefenceU) August 9, 2022


