Lajme

“Evropa të ndalojë lëshimin e vizave për rusët”

08/09/2022 14:13
nga:Astrit Gashi

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, u bëri thirrje vendeve evropiane që të ndalojnë lëshimin e vizave turistike për rusët për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Të vizitosh Evropën është një privilegj, jo një e drejtë njerëzore. Trafiku ajror nga Rusia është i mbyllur. Kjo do të thotë se ndërsa anëtarët e zonës Shengen u japin viza qytetarëve rusë, fqinjët e Rusisë mbajnë barrën. Është koha për të ndaluar turizmin nga Rusia,” ka shkruar Kallas në Twitter