Lajme

Vrasje në tentativë në Deçan

08/09/2022 08:55
nga:Astrit Gashi

Të hënën në fshatin Shaptej në Deçan është arrestuar një person.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari i mitur ka sulmuar viktimën, duke e goditur disa herë me një mjet të mprehtë.

E si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka marrë tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e ka cilësuar rastin si “Vrasje në tentativë”.

“Fsh. Shaptej, Deçan 08.08.2022 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që me një mjetë të mprehtë (thikë) kishte therur disa herë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.