Lajme

Prokuroria aksion në Brezovicë

08/08/2022 12:59
nga:G B

Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke vazhduar përsëri aksionet në Brezovicë.

Lajmi është konfirmuar nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.

“Jemi duke e zbatuar një operacion për identifikim të shtëpive dhe të gjitha ato që janë në zonën e Brezovicës, për ta pas një gjendje reale se çfarë ka të ndërtuar dhe sa janë pa leje, sa janë në zonën e dytë, sa janë në të tretën, në mënyrë që të dimë veprimet e mëtutjeshme. Operacionin e kemi filluar me 4 gusht dhe do të vazhdojë sot, nesër…”, tha Maloku.

Ky aksion që po zhvillohet që nga mëngjesi ka për qëllim identifikimin e ndërtimeve në këtë pjesë është duke u bërë së bashkëpunim me inspektorë të ujërave, mjedisit, natyrës dhe mbrojtjes.