Vjosa e Albin, janë emrat me të cilët u pagëzuan vëlla e motër që jetojnë në mërgim.
Njëri i lindur në vitin 2020 e tjetri në 2021, moren emrat e njëjtë me krerët e shtetit, të cilët i admiruan prindërit, shkrua GazetaBlic.com
Për emrat e fëmijëve të tyre, shkurtimisht ka folur për Kanal10 e ëma e tyre.
“Vajza na ka lind më 2021 dhe ja kemi lënë emrin Vjosa Osmani, si presidentja jonë e dashur. Djali na ka lind më 2020, edhe atij patëm qef me ja lonë emrin e kryeministrit tonë, Albin”, tha ajo.