Sporti

Liverpool ndalet me vetëm një pikë në udhëtim ndaj Fulham

08/06/2022 15:32
nga:E K

Ndonëse pritej një fitore me goleadë, nuk ndodhi ashtu.

Liverpooli udhëtoi në “Craven Cottage” për t’u përballur me një kundërshtar të lehtë në letër, por gjërat ndryshuan rrugës.

Dy golat e Mitrovicit e “shkundën” skuadrën e Jurgen Klopp e cila mori një barazim tek në fund të ndeshjes.

Për mysafirët rrjetën e tundën Salah dhe Nunez, por që nuk u mjaftoi ta festonin trepikëshin.

Fitoren Klopp do ta tentojë në xhiron e ardhshme, me një qasje më serioze në fushën e blertë.