Sporti

Leicester refuzon edhe ofertën e dytë nga Chelsea – për Fofanan nuk mjaftojnë as 70 milionë funte

08/06/2022 12:51
nga:E K

Chelsea ka bërë një ofertë të re për qendërmbrojtësin francez të Leicester, Wesley Fofana.

Londinezët kanë ofruar shumën e 70 milionë paundëve për mbrojtësin e spikatur në Premier League.

Leicester ka rezistuar sërish, duke e refuzuar ofertën. Edhe vetë Fofana po shtyn për të kaluar te Chelsea.

Blutë e Londrës nuk do të dorëzohen me kaq dhe do tentojnë ta mbyllin këtë operacion merkatoje.