Sporti

La Liga refuzon kërkesën e Barcelonës për të regjistruar lojtarët e transferuar

08/06/2022 08:35
nga:E K

Afati kalimtar i Barcelonës pavarësisht problemeve ekonomike ka qenë një nga më të bujshmit të ekipeve evropiane.

Barcelona ka arritur të mbyllë transferime të shumë yjeve të futbollit si: Kessie, Christensen, Kounde, Lewandowski, Raphina, megjithatë lojtarët ende nuk janë të regjistruar për të luajtur në La Liga, shkruan GazetaBlic Sport.

Liga spanjolle e ka refuzuar kërkesën e katalunasve për të regjistruar lojtarët për arsyen se duhet të rregullohet bilanci financiar i klubit.

Barcelona ka bërë kërkesë te lojtarët me paga të larta si Pique e Busquets që të shkurtojnë pagat e tyre në mënyrë që të regjistrohen lojtarët e rinj.

Kujtojmë se Barcelona i ka borxh Pique pasi nuk ka arritur t’i paguajë disa paga.

/GazetaBlic Sport/