Lajme

Kosova e përjetëson sot figurën e Dua Lipës në pullë postare

08/06/2022 07:52
nga:Astrit Gashi

Këngëtarja jonë me famë botërore, Dua Lipa, sot do të nderohet nga Posta e Kosovës, pasi që do të promovohet pulla postare Dua Lipa.

Pjesëmarrëse në ngjarje do të jetë vetë këngëtarja.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Administratës dhe Protokollit dhe kryesuesi i komisionit për aprovimin e pullave postare, Kamber Demaku.