Sporti

Arsyetohet Berisha, foton me Kadirov e bëra për shkak se vazhdova kontratën me klubin

08/05/2022 12:46
nga:E K

Lojtari kosovar, Bernard Berisha ka reaguar në lidhje me publikimin e fotos nga ana e tij në Instagram me liderin çeçen, Ramzan Kadyrov.

Berisha është arsyetuar në lidhje me foton duke komentuar në postimin e GazetaBlic Sport ku tha se ai nuk i përket politikes ndërsa foton e ka bërë në Facebook pasi ka vazhduar kontratën me Gronzyn.

Ai poashtu ka shtuar se klubi i Gronzy e respekton atë duke qenë edhe kapiten i ekipit.

Ja reagimi i Berishës:

/GazetaBlic Sport/