Ambasada shqiptare në Gjermani ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në shtetin gjerman.
Në postimin në Facebbok, Ambasada njofton se prej datës 8 gusht nuk do të jetë e mundur të aplikohet dhe nuk do të ofrohet shërbim konsullor për dokumentet e mëposhtme:
– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumenteve. Kodi 0711
– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve. Kodi 0712
– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për dëmtimin e dokumenteve. Kodi 0713
-Vërtetim mbi vetëdeklarimin për bllokimin e dokumenteve. Kodi 0714
Sipas ambasadës këto deklarime mund të bëhen vetëm në autoritet policore gjermane.
Njoftimi i Ambasadës në Facebook:
Njoftim shumë i rëndësishëm!
Ambasada me udhëzim të autoriteteve përkatëse në Shqipëri, njofton qytetarët shqiptarë me qëndrim në Gjermani se duke filluar nga dita e hënë datë 8 gusht 2022, nuk do të jetë e mundur të aplikohet dhe nuk do të ofrohet shërbim konsullor për dokumentet e mëposhtme:
– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumenteve. Kodi 0711
– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve. Kodi 0712
– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për dëmtimin e dokumenteve. Kodi 0713
-Vërtetim mbi vetëdeklarimin për bllokimin e dokumenteve. Kodi 0714
Të gjithë shtetasit që nuk disponojnë Pasaportën dhe Kartën ID për arsyet e mësipërme, të vijojnë procedurën duke e denoncuar si të humbur, të vjedhur, dēmtuar apo të bllokuar, vetëm te autoritetet policore gjermane. Vërtetimin e lëshuar nga autoritetet policore gjermane duhet që:
– t‘a legalizoni me Vulën Apostille (pranë institucioneve gjermane);
-t’a përktheni në gjuhë shqipe nga përkthyes i liçensuar dhe t‘a paraqisni në Ambasadë ditën e takimit/aplikimit për Pasaportë dhe Kartë ID.
Në rastin e aplikimit për Leje Kalimi denoncimi pranohet vetëm i legalizuar me Apostillê pa patur nevojë të përkthet në gjuhë shqipe nga përkthyes.
Faleminderit për bashkëpunimin!