Sporti

Shkëndija lë gjurmë në pjesën e parë ndaj AIK, Hasani ‘tronditi’ vendasit me një gol në minutën e parë

08/04/2022 19:47
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes AIK dhe Shkëndijës.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut kaloi e para në avantazh, atje ku në minutën e parë realizoi Ferhan Hasani. Ishte një vjedhje e bukur e topit nga ‘Buba’, i cili me shumë qetësi e dërgoi topin në rrjetë.

Megjithatë, në minutën e 17-të, John Guidetti barazoi shifrat 1 me 1, pas një goli të realizuar me kokë.

Mund të themi që paraqitja e Shkëndijës në pjesën e parë ishte e mrekullueshme, duke mos u treguar aspak inferiore ndaj një skuadre si AIK.

/GazetaBlic Sport/