Lajme

Në Kosovë arrijnë edhe 146 afganë, Sveçla jep detaje

08/04/2022 13:58
nga:N M

Në Kosovë kanë arritur 146 shtetas afganë, shkruan Gazeta Blic.

Njoftimi ne ka bërë ministri i Punëve të Brnedshem Xhelal Svecla.

Siaps tij, pas arritjes së tyre janë kryer të gjitha procedurat dhe është bërë akomodimi i tyre.

Njoftimi i plotë:

Sot mirëpritëm në Republikën e Kosovës 146 qytetarë afganë dhe procedurat e pritjes së tyre tashmë kanë përfunduar dhe janë akomoduar sipas marrëveshjeve paraprake. Ky proces po zhvillohet jashtëzakonisht mirë falë bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë, ShBA dhe NATO.
Në koordinim me të gjithë akterët e brendshëm institucional dhe shtetet aleate të Republikës sonë, jemi të angazhuar maksimalisht që të gjithë qytetarëve që po ballafaqohen padrejtësisht me konflikte e luftë, të ju mundësojmë strehim, mirëqenie e siguri për aq kohë sa janë në shtetin tonë.