Sporti

Chelsea me ofertë “stratosferike” për mbrojtësin francez, Leicester e refuzon

08/04/2022 12:14
nga:E K

Chelsea është hedhur direkt në sulm për të fituar shërbimet e Wesley Fofana të Leicester.

Sipas “L’Equipe”, klubi anglez ka nxjerrë përpara tavolinës së “Dhelprave” 75 milionë euro për të sjellë mbrojtësin francez në Londër, një ofertë që e cila është refuzuar menjëherë nga Leicester.

Kërkesa e “Dhelprave” është edhe më e madhe se ajo shifër për mbrojtësin 22-vjeçar, të cilët ata kërkojnë jo më pak se 80-85 milionë euro.