Sporti

Ballkani – Klasvik, ndeshja e sotme transmetohet në këtë kanal televiziv

08/04/2022 08:45
nga:E K

Ballkani vazhdon aventurën në garat evropiane.

Kampioni i Kosovës do të luajë sot një ndeshje të rëndësishme ndaj skuadrës nga Ishujt Faroe, Klasvik, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e vlefshme për xhiron e 3’të të Europa Conference League zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

Radio Televizioni i Kosovës e ka konfirmuar se ndeshja do të transmetohet direkt në televizionin publik të Kosovës.

/GazetaBlic Sport/