Lajme

“Ballkoni i Hapur” i kryeministrisë do të përdoret për organizime të ndryshme

08/03/2022 23:05
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pritjes që i bëri bashkatdhetarëve mbrëmë e shpalli ballkonin e objektit të kryeministrisë si “Ballkoni i Hapur”.

Ai në fjalën e tij tha se si kryeministër i vendit e ka mirëpritur iniciativën e stafit të Kryeministrisë që ta bëjnë “Ballkonin e Hapur”.

E “Ballkoni i Hapur”, ku Kurti takoi bashkëatdhetarë të cilëve iu uroi mirëseardhje në Kosovë, do të përdoret për organizime të ngjashme.

“Ajo hapësirë tash e tutje do të vazhdojë të quhet ashtu dhe do të përdoret për organizime të ngjashme’’, tha zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Albin Kurti mbrëmë, në ballkonin e kryeministrisë, ka pritur bashkëatdhetarë të fushës së artit e kulturës, dhe profesionistë të fushave të ndryshme, për të bashkëbiseduar nga afër për ide dhe mundësi të reja për bashkëpunim me mërgatën.