Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka takuar sot ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu-Raçi, me rastin e marrjes së përgjegjësisë së saj për udhëheqjen e ShSKUK-së.
Në takimin e parë njohës sipas njoftimit të këtij dikaster, Latifi i ofroi Zejnullahu-Raçit mbështetje në menaxhimin e SHSKUK-së, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj pacientëve, detyrë kjo për të cilën u tha se kërkon sakrificë dhe kurajo për t’i bërë ndryshimet e nevojshme në këtë institucion tejet të rëndësishëm për qytetarët e vendit.
“U.D. e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderoi ministrin Latifi për vizitën dhe bisedën, duke shpresuar se me përpjekje të përbashkëta mund të bëhet ndryshimi i gjendjes aktuale dhe përmirësimi i shërbimeve të kujdesit shëndetësor për qytetarët”, thuhet në njoftimin e MSH-së.


