Një sherr mes të rinjëve ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se një 24-vjeçar është plagosur nga një 21-vjeçar me thikë.
Rreth orës 19:20, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim K. C., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në lagjen nr. 3, Pogradec, nga B. V., 21 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre.
Autori i dyshuar i ngjarjes, B. V., ndodhet i shoqëruar në ambientet e komisariatit, ndërsa K. C., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.