Ballkani e zhvillon nesër ndeshjen e parë ndaj kundërshtarit nga Ishujt Faroe, Klaksvik.
Skuadra kosovare kërkon kalimin në ‘Play-off’ të Conference League, me skuadrën e Ilir Dajës që duket shumë e përgatitur për takimin e parë, shkruan GazetaBlic Sport.
Kampioni nga Ishujt Faroe nuk është aspak një skuadër për t’u nënvlerësuar, madje ka eliminuar edhe skuadra si Sutjeska, që është kampion i Malit të Zi.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri Daja tha se skuadra duhet të jetë e përqendruar pasi gjithçka mund të vendoset nga detajet.
“Në raundin e tretë nuk ka ndeshje të lehta, sepse ekipet apo ekipi që e kemi përball është i disiplinuar. Mendoj se duhet të jemi të përqendruar dhe ekuilibruar pasi gjithçka mund të vendoset nga detajet, ashtu siç na ndodhi me Zalgirisin”.
“Duhet të jemi cinikë, të shfrytëzojmë rastet dhe të arrijmë rezultat pozitiv”.
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk mund të them se jemi ne apo kundërshtari favorit. Ekipi që do të ketë përqendrim maksimal do të shkon drejt objektivit. Shpresojmë të kemi fatin dhe të marrim fitore”, ka thënë Daja.


