Sporti

Shkupi pa “Shvercerat” në Irlandë, mungojnë në tribunat e “Tallaght Stadium” shkaku i vizave

08/03/2022 18:10
nga:Mergim Rreci

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi do të përballet nesër me skuadrën e Shamrock Rovers, në Irlandë.

Shkupianët deri më tani garonin për t’u kualifikuar në Champions League, por ishte Dinamo Zagreb që e eliminoi në raundin e dytë skuadrën shqiptare, e cila tashmë rrugën e vazhdon në Europa League.

Shamrock Rovers njihen si skuadër me jo pak eksperiencë në kësolloj garash, teksa kanë 76 ndeshje të luajtura në Evropë.

Një mungesë e madhe për Shkupin pritet të jetë në tribuna, pasi që tifo-grupi i mrekullueshëm ‘Shvercerat’ nuk do të udhtojnë në “Tallaght Stadium”, në Dublin.

Kryetari Jusuf Ramadani e konfirmoi këtë gjë për ‘GazetaBlic Sport’, duke thënë shkurtimisht se kjo gjë po ndodh për shkak të problemeve administrative, respektivisht mungesës së vizave. Ai shtoi se duhej të pritet shumë gjatë për të marrë një vizë të tillë.

Shvercerat

/GazetaBlic Sport/