Lajme

Aksidentohet autobusi në Istog, publikohen pamje

08/03/2022 13:47
nga:N M

Një autobus dhe një multikultivator janë aksidentuar sot rreth orës 12:15 në Cërrcë të Istogut. Lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 12:15, policia është njoftu për një askdient në fshatin Cërrcë komuna e Istogut. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe multikultivatori, lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe është dërgu për trajtim mjekësor”, tha Fadil Gashi nga policia për  Express.

Pamje ka publikuar televizioni lokal RTV Fontana.