Një postim i skuadrës së Mallorcas ka shkaktuar bujë të madhe tek mediat serbe.
Postimi i skuadrës së Mallorcas me dy futbollistët kosovarë ka nxitur reagime te shtypi serb, përcjell GazetaBlic Sport.
Mallorca kishte publikuar në rrjetet e tyre sociale një foto të Vedat Muriqi dhe Amir Rrrahmanit së bashku, me mbishkrimin “Ekipi i Kosovës”.
?????? Team ☺️ pic.twitter.com/e1sW9bM230
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) August 1, 2022
Ky postim i skuadrës spanjolle ka nxitur reagime te shtypi serb.
“Klubi i ri i Predrag Rajkoviqit bëri skandal: E lartësoi të ashtuquajturën Kosovë, edhe pse Spanja nuk e njeh. Reagim i papritur i klubit spanjoll”, ka shkruar mediumi serb “Telegraf”.

Sipas këtij mediumit, Mallorca është vënë jashtë juridiksionit të vetë Spanjës, e cila nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës, njëjtë si Serbia.


