Sporti

Neymar ngre në qiell Messin: Nuk ka lindur një i ri si ai, njerëzit flasin kot

08/01/2022 16:30
nga:E K

Leo Messi shënoi një prej golave të PSG në finalen e Superkupës së Francës, ndërkohë që pas ndeshjes për argjentinasin foli edhe Neymar.

“Nuk besoj se ka ‘lindur’ një Messi i ri. Njerëzit flasin shumë, por nuk e dinë se çfarë ndodh.

Leo do të jetë gjithmonë Leo. Ai nuk do të ndryshojë, do të mbetet gjithmonë futbollisti që bën diferencën”, tha Neymar.