Nesër Kosova nis zbatimin e reciprocitetit me Serbinë dhe për këtë ka pasur kërcënime nga Serbia.
Madje, Petar Petkoviq ka thënë se do të nisin formimin e Asociacionit.
Pas kërcënimeve nga Beogradi, serbët në veri të vendit kanë nisur revoltën.

Burime të Gazeta Blic bëjnë me dije se serbët tashmë kanë nisur barrikadimin në rrugën për në Bërnjak.
Ata e kanë bllokuar Rudarin te kryqi i madh, derisa bëhet e ditur se barrikaduesit janë me maska.

Ndërsa, Besim Hoti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është vendosur një bllokadë, në Rudarë të Zveçanit, është vendosur një bllokadë në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë. Fshati Rudarë gjendet pesë kilometra nga Mitrovica.
Hoti po ashtu tha se bllokadë është vendosur edhe në fshatin Zupqë, që gjendet në afërsi të magjistrales Bërnjak-Mitrovicë.
Në anën tjetër, në pritje në pikat kufitare kanë mbetur mërgimtarët, me të cilët nuk dihet se çfarë do të ndodhë.
Ata ka shanse që të kthehen prapa për në Bërnjak e Jarinjë.
Më poshtë fotoja.

Pamje nga


