Sporti

Zyrtare: Arsenali ka tashmë një kapiten të ri

07/30/2022 12:43
nga:Mergim Rreci

Arsenali ka njoftuar se Martin Odegaard do të jetë kapiten i ri i skuadrës.

Norvegjezi do të jetë pasuesi i Lacazette dhe Aubamyeang, të dy tashmë të larguar, shkruan GazetaBlic Sport.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se Martin Odegaard është emëruar kapiteni i ri i ekipit tonë të parë për meshkuj.

23-vjeçari ka bërë një ndikim të madh që kur mbërriti në Emirates Stadium nga Real Madrid në janar 2021, fillimisht në formë huazimi, dhe ka luajtur 60 herë, duke shënuar nëntë gola.

Odegaard ka përvojë në mbajtjen e shiritit, pasi ka qenë kapiten i Norvegjisë që nga marsi i vitit 2021“, ishte njoftimi i klubit.