Lajme

Latifi thotë se ligji për shëndetësi dhe projekt – ligji për çmimin e barnave do të dorëzohen para shtatorit

07/29/2022 16:13
nga:N M

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se ligji për shëndetësi dhe projekt – ligji për rregullimin e çmimit të barnave dhe produkteve medicinale do të dorëzohen në Kuvend para datës 30 shtator të këtij viti.

“Ligji për shëndetësi dhe projekt -ligji, sipas planit tonë duhet të jenë të dorëzuar deri më 30 shtator mirëpo ne do të bëjmë edhe më herë për shkak se kemi bërë avansime të shkëlqyera. Projekt -ligji për shëndetësi është në finalizim dhe në mënyrë që të procedohem më tutje sipas rregullores”, tha ai gjatë fjalimit të tij në vazhdimin e seancës së Kuvendi të Kosovës.

Ministri theksoi se draft -ligji për shëndetësi është ligji që do të mundësojë transfomimn e shëndetësisë. Sipas tij do të ulë dërgimin e pacientëve për trajtim jashtë vendit pasi që do të mundësohet avansimi klinik i mjekëve dhe infermierëve në nivel vendi.

“Do të fillojmë nga klinika e traumës deri në trasplantim të organeve”, shtoi ai.

Kosova nuk ka klinik të traumës gjithashtu në asnjë institucion shëndetësorë nuk mund të bëjhet transplanti i organeve.

Gjatë senacës gjithashtu është diskutuar edhe për projek- ligjin për rregullimin e çmimit të barnave dhe produkteve medicinale të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, por ky projek – ligj nuk është përkrahur nga partia në pushte, Lëvizja Vetëvendosje.

Mosvotimi i ligjit për barnat, Bekim Haxhiu ngre dyshimet për VV: Lidhje me bizneset në sektorin e shëndetësisë