Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka reaguar pasi që deputetët e shumicës pamundësuan votimin e ligjit që do të rregullonte çmimin e barnave në treg, shkruan Gazeta Blic.
Ai, madje ka ngre dyshime se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje mund të jenë të lidhur me bizneset në këtë sektor.
Reagimi i plotë:
Deputetët e LVV-së votojnë KUNDËR Projektligjit që rregullon çmimin e barnave dhe pasisjeve medicinale.
A është pa përgjegjësi apo lidhje me bizeneset që kanë në sektorin e shëndetësisë?
Në vitin 2021 në kuadër të MSH ka pas kontrata për furnizim me barna 200-300% më shtrenjtë se çmimet e tregut.
Atëherë, mund të nënkuptohet pse LVV voton kundër një projektligji që rregullon dhe ndalon abuzimet me çmimin e barnave.
Çfarë interesash po mbrojnë deputetët e LVV-së që votuan kundër?!
Interesin e qytetarëve dhe të pacientëve sigurisht që JO.


