Sporti

Mësohet numri i fanellës së Origit tek skuadra e Milanit

07/29/2022 13:41
nga:Mergim Rreci

Transferimi i ri i Milanit, Divock Origi do të mbajë numrin 27-të.

Sulmuesi belg ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me “Rossonerët”, deri në qershor 2026, përcjell GazetaBlic Sport.

27-vjeçari kaloi shtatë vjet me Reds dhe shënoi 47 gola në 171 paraqitje në Anfield.

Origi poashtu bëri debutimin e tij në ekipin kombëtar në vitin 2014 dhe krenohet me 32 paraqitje dhe 3 gola për Belgjikën, prej të cilëve u bë golashënuesi më i ri në një Botëror në edicionin 2014″.