Lajme

Ishte duke prerë drunjë në pyll, deçanasi vdes pas lëndimeve të marra

07/29/2022 10:24
nga:N M

Një person në Deçan ka vdekur mbrëmë.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima ka vdekur si pasojë e plagëve të marra gjatë prerjes së drunjëve.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktmës është dërguar për obduksion.

“Decan 28.07.2022 – 19:45. Një mashkull kosovar dyshohet se ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi ka pësuar lëndime trupore gjatë prerjes së drunjëve në pyll. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raport.

Hoti: Qeveria ka 210 milionë € tepër në bankë, në vend të vënies në qarkullim ato po i devalvon inflacioni