Sporti

Jules Kounde po kryen sot testet mjekësore tek Barcelona

07/29/2022 09:20
nga:Mergim Rreci

Jules Kounde është përforcimi i radhës i Barcelonës, që fitoi rivalitetin me Chelsea për shërbimet e qendërmbrojtësit të Sevillas.

23-vjeçari debutoi vitin e kaluar me kombëtaren e Francës, teksa mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai u zyrtarizua dje tek skuadra spanjolle, por po kryen sot testet mjekësore.

Drejtuesit e Barcelonës bindën homologët andaluzianë me një ofertë 50 milionë euro + 10 të tjera në formë bonuesh. Kounde firmosi një kontratë 5-vjeçare dhe zbuloi se ishte Xavi ai që e bindi të vijonte karrierën në “Camp Nou”.