Policia më herët njoftoi për një aksident të rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, si pasojë e të cilit humbën jetën dy persona dhe u lënduan dy fëmijë.
Aksidenti ka ndodhur mes një veture me targa të huaja dhe një autobusi që ka ndodhur sot rreth orës 04:00.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka bërë me dije se viktimat janë një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S, derisa të lënduar kanë mbetur dy fëmijë.
“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë .
Në ndërkohë janë publikuar edhe foto të këtij aksidenti të rëndë.



