Lajme

“Do të angazhohem që Putini të deshtojë”

07/29/2022 08:21
nga:Astrit Gashi

Ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss, tha se ajo do të jetë mikja më e mirë e Ukrainës nëse bëhet kryeministre e re.

Ajo tha se do të telefononte menjëherë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, raportoi Reuters. Truss tha se do të punonte me aleatët për të dërguar më shumë armë dhe ndihmë humanitare në Ukrainë.

“Si kryeministre, do të jem mikja më e madhe e Ukrainës, duke ndjekur shembullin e Boris Johnson, dhe do të përkushtohem plotësisht për të siguruar që presidenti rus Vadimir Putin të dështojë në Ukrainë dhe të pësojë një disfatë strategjike, si dhe që Rusia të jetë e kufizuar në të ardhmen”, tha ajo në një deklaratë.