Lajme

Kosova rrit importin nga Serbia

07/28/2022 12:41
nga:Astrit Gashi

Rreth 34 milionë euro Kosova ka importuar produkte serbe vetëm për një muaj.

Fjala është për muajin qershor të këtij viti.

Por, nëse bëhet një krahisim me qershorin e vitit të kaluar importi është rritur për 8 milionë e 400 mijë euro.

Në muajin qershor të vitit 2021 Kosova importoi produkte serbe në vlerë prej 25 milionë e 358 mijë euro.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.