Sporti

Drita – Royal Antwerp, ka kanal televiziv kosovar e transmeton ndeshjen

07/28/2022 11:59
nga:Mergim Rreci

Drita kërkon historinë në futbollin evropian.

Skuadra kosovare do të përballet sot me skuadrën belge, Royal Antwerp, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë e dy skuadrave në kuadër të Ligës së Konferencës, pasi në të parën luajtën 0-0 në Belgjikë.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Tanimë dy skuadrat kanë bërë përgatitjet e fundit për këtë duel shumë të rëndësishëm, si për ekipin kosovar ashtu edhe atë belg.

Kjo ndeshje transmetohet në SuperSport Kosova, kanalin televiziv që është edhe pjesë e platformës ‘ArtMotion’.

/GazetaBlic Sport/