Sebastian Kehl, drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, ka folur për gjendjen e Sebastien Haller pas operacionit që iu nënshtrua sulmuesi.
“Për fat të mirë gjithçka shkoi mirë. Ai tregoi një pozitivitet të madh dhe i tha ekipit të punonte dhe të jepte gjithçka, në mënyrë që ai është ende në garë për fitoret kur të kthehet”, tha drejtori i Dortmundit, Kehl.
“Jam i sigurt se do t’ia dalim. Ne po diskutojmë përterapinë, ka disa opsione. Sébastien do të mungojë për disa muaj, por sapo të jemi më të saktë, do të komunikojmë”, përfundoi Kehl.
Kujtojmë se qendërsulmuesi i Drotmundit, Sebastian Haller është detyruar të largohet nga kampi i Borussia Dortmund, pasi u diagnostikua me tumor në testikuj gjatë ekzaminimeve mjekësore.
/GazetaBlic Spor


