Lajme

Kush e ka ëndërr të vizitoj Egjiptin?

07/27/2022 13:31
nga:K G

Egjipti njihet vend i lasht dhe misterioz si dhe për historinë e pasur, por ky vend ka më shumë sesa mund të prisni.

Nga ujërat surreale dhe plazhet me rërë të artë deri te arkitektura e jashtëzakonshme dhe terapitë natyrore, Egjipti është i denjë për listën tuaj të pushimeve.

Disa nga arsyet pse duhet të vizitoni Egjiptin:

Piramidat e Mëdha të Gizës, si të vetmet mrekulli të lashta të mbijetuar, së bashku me statujat dhe varret e lashta egjiptiane, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e arkeologëve më të mirë dhe natyrisht të gjithë botës.

Ka lumin Nil i cili është i njohur si lumi më i gjatë në botë.

Mali Sinai, i njohur gjithashtu si Jabal Al Tor ose Mali i Moisiut, konsiderohet një vend i shenjtë dhe vizitohet nga shumë pelegrinët duke përfshirë Islamin, Krishterimin dhe Judaizmin.

Deti i Kuq është pa diskutim vendi më i mirë për t’u zhytur në Egjipt.

Plazhet janë të mrekullueshme .

Pjesa më e madhe e tokës këtu është shkretëtirë, duke e bërë atë vendin e përsosur për udhëtimet në shkretëtirë dhe të kalëroni.
Populli egjiptian është një grup i larmishëm ku ushqimi është tejet i shijshëm.

Përveç këtyre arsyeve të lartë cekura ka dhe shumë mrekulli tjera në Egjipt, ku ju mund t`i shijoni përmes super ofertave që ofron Barileva Tursit për këtë vend: