Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zakharova tha sot se veprimet e vendeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së e kanë sjellë Ukrainën në një pozicion skllavërie në raport me Perëndimin.
Zakharova komentoi fjalët e ministres së Jashtme gjermane, Annalene Bearbock, e cila pohoi se deklarata e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se Rusia “do të ndihmojë popullin e Ukrainës për të hequr qafe regjimin antihistorik në Kiev” tregon synimin e Rusisë për të nënshtruar plotësisht Ukrainën.
“Unë mund t’i përgjigjem asaj se veprimet e vendit të saj, së bashku me veprimet e vendeve të BE-së dhe SHBA-së, sapo e kanë bërë Ukrainën dhe popullin ukrainas plotësisht të varur skllavërisht nga vendet perëndimore”, tha Zakharova.


