Albion Rrahmani ka shkëlqyer në ndeshjen e djeshme ndaj La Fioritas.
Sulmuesi kosovar realizoi tre gola, duke u bërë futbollisti i parë nga Superliga e Kosovës që e bën këtë gjë në garat evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.
Rrahmani ishte fantastik edhe në ndeshjen e parë, atje ku gjeti rrugën e portës dy herë.
Megjithatë, duket se gëzimi i suksesit nga ndeshja e djeshme zgjati pak, pasi që ai ka pranuar një lajm të dhimbshëm në orët e para të mëngjesit.
Atij i ka vdekur një person i afërt në familje, duke e lënë atë natyrisht shumë të mërzitur.
“Lamtumirë Loke, u prehsh në paqe engjull”, ka shkruar Rrahmani në postimin e tij.



