Lajme

Krisma armësh në plazh, reagon policia

07/24/2022 12:49
nga:G B

Krisma armësh janë regjistruar rreth mesditën në plazhin e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në aksin Vlorë-Radhimë.

Si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.