Lajme

Zjarri në Mitrovicë, drejtori i emergjencave tregon si është gjendja aktuale

07/24/2022 12:11
nga:G B

Bahtir Maxhuni drejtor i emergjencave në Komunën e Mitrovicës së Jugut, tha për RTK se janë munduar të shuajnë vatrat e zjarret në këtë Mitrovicë dhe tani çdo gjë është nën kontroll.

“Makineria jonë nuk ka mundur të shuaj të gjitha zjarret dhe kemi kërkuar ndihmë nga komunat fqinj, Vushtria dhe veriu. Po ashtu kemi kërkuar ndihmë nga FSK dhe KFOR. Ne kemi lokalizuar zjarret në terren. Kemi qenë në kontakt edhe me autoritetet dhe qytetarët, duke përfshirë edhe fshatin Zasellë”, tha.

Maxhuni bëri me dije se së bashku me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza është krijuar shtabi emergjent për të menaxhuar zjarret. “Sot kemi dal në teren, jemi në gjendje gatishmërie, në teren janë zjarrfikësit dhe FSK-ja dhe po monitorojmë situatën”, theksoi ai.